Qeveria ndau nga 100 euro, Muharremi: Ja nisi ky me ble vota me para publike e me i manipulu zgjedhjet

09:30 | 22 Maj 2026
qeveria-ndau-nga-100-euro,-muharremi:-ja-nisi-ky-me-ble-vota-me-para-publike-e-me-i-manipulu-zgjedhjet

Analsiti Shenoll Muharremi ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktiv.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se “ja nisi ky me ble vota me para publike e me i manipulu zgjedhjet”.

Postimi i tij i plotë:

“Qeveria ndan nga 100 euro”

Ja nisi ky me ble vota me para publike e me i manipulu zgjedhjet.

Qysh nuk ju vjen marre aspak? Ky është korrupsion i pastër elektoral dhe abuzim me paranë publike për interesa të një partie në kohë zgjedhjesh.

Kështu, kur nuk je i zoti me qeverisë e me kriju mirëqenie, por krijon vetëm kriza, tash nga paniku për ndëshkim në zgjedhje i ndani lëmosha me jau ble votën qytetarëve që i keni varfëruar. Shtresave më të margjinalizuara të shoqërisë.

Fatkeqësisht, 100 euro nuk dalin për asgjë në ditën e sotit, me këto çmime astronomike që janë kriju nga keqmenaxhimi i energjisë dhe ekonomisë që ka kriju inflacioni e rritje të çmimeve kronike. Qytetarëve u duhet siguri dhe stabilitet afatgjatë, jo vitra.

Merrini paret, e ndëshkojini me votë!

Këta ju kanë marrë e ju kanë varfëruar me mijëra euro; këto 100 euro janë vetëm për me ju mashtru për votë.

Komento: