Qeveria në detyrë dje mbajti mbledhje elektronike për të miratuar vendimin për dërgimin e FSK-së në Shqipëri

13:56 | 29 Janar 2026
qeveria-ne-detyre-dje-mbajti-mbledhje-elektronike-per-te-miratuar-vendimin-per-dergimin-e-fsk-se-ne-shqiperi

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike për të miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Forca e Sigurisë Kosovës më herët njoftoi se  ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Klos, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.

Komento: