Qeveria prezanton buxhetin në Pejë

19:06 | 03 December 2022

Qeveria prezanton buxhetin në Pejë, planifikohet finalizimi i Qendrës Nacionale të Xhudos.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, e atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në qytetin e Pejës prezantuan buxhetin për vitin e ardhshëm.

Në këtë prezantim, Kurti tha se me buxhetin e vitit 2023 do të vazhdohet mbështetja për arsim, shëndetësi, bujqësi e siguri.

“Ai tha se në kuadër të tij parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro dhe se kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e qeverisë, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, nën njoftim thuhet se buxheti që u dedikohet komunave për vitin tjetër do të jetë rreth 100 milionë euro më shumë sesa sivjet, ndërkaq buxheti për Pejën do të jetë mbi 33 milionë euro.

“Përveç 6.6 milionë eurove që janë planifikuar për projekte infrastrukturore në komunën e Pejës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar 1.55 milion euro për projekte në këtë komunë, që do t’i shërbejnë sportit dhe rinisë”.

“Gjithashtu janë planifikuar edhe mjetet për finalizimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, sport ky që ka qenë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet dhe në të cilin janë shënuar suksese historike”, thuhet në njoftim.

Komento: