Berat Rukiqi i LDK-së ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik – nga janari 55 euro e edhe 55 euro nga korriku.
Ai ka thënë se kjo është “hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik”.
Sipas Rukiqit, në përqindje është 9.65% rritje në janar 2025, ndërsa 19.30% në korrik të vitit 2025.
Ai ka shtuar se rritja e pagave nuk i kompenson shpenzimet nga rritja e çmimeve.