Qeveria shpalos draft-marrëveshjen për dialogun Kosovë-Serbi

12:53 | 18 December 2018

Shpaloset draft-marrëveshja e Qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar ka bërë shqyrtimin e Draft-Marrëveshjes gjithpërfshirëse dhe obligative-ligjore në mes të republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Avni Arifi nga zyra e kryeministrit ka shpalosur këtë draft-marrëveshje duke përmendur objektivat kryesore të saj.

“Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë që palët të njohin integritetin dhe sovranitetin e njëra tjetrës, të adresohen çështjet e pensioneve, të ketë drejtësi për vitkimat e dhunës, të zgjidhen problemet si njohja reciproke, telekomunikimi, energjia, të mundësohet lëvizje e lirë e mallrave që të ketë treg të hapur, të këtë garancë për komunitetet për të drejtën e gjuhëve, feve, të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Drafti është dërguar tek të gjithë liderët politik, tek ambasadorët e Quintit, tek udhëheqësit e institucioneve. Ky draft do të inkorporoj edhe sugjerimet e dhëna nga të lartë cekurit”, ka thënë ai.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nga sot procesin e dialogut Qeveria ia delegon delegacionit.

“Këtë proces dhe këtë materie jemi të hapur që ta ketë edhe Presidenti në shërbim dhe institucionet tjera. Ne nuk po i ikim përgjegjësisë si Qeveri, ata mund të llogarisin në neve për çdo kërkesë”, ka theksuar ai.

Komento: