Lëvizja Vetëvendosje, ka alarmuar për një vendim të qeverisë, lidhur me shpronësimin e një ndërtese në kryeqytet.
Sipas Liburn Aliut, për ndërtesën që do të shfrytëzohet për nevoja të qeverisë, shpronësimi do t’i kushtoj qeverisë deri 55 milionë euro.
“Pasi kemi hulumtuar e kuptojmë se kemi të bëjmë me një shpronësim 55 milionë euro. Pra Qeveria është në rrugë të shpronësimit të një objekti me vlerë 55 milionë euro. Pas inicimit të Ministrisë së Administrimit Publik dërguar në MMPH për shpronësim është bërë e qartë vlera dhe përfituesi. Pra është në pronësi të kompanisë Dukagjini shpk. Është detyrë e jona të tërheqim vërejtjen që ta ndalohet këtë sepse Kosova nuk e ka luksin të shpenzojë ato në objekt të gatshëm”, tha ai.
Duke e konsideruar si vendimin e radhës të dëmshëm të qeverisë, Aliu ka bërë thirrje që të ndalen procedurat e shpronësimit, derisa ka paralajmëruar se çështjen do ta ngrisin edhe në Kuvend.
Avni Zogiani, këtë e ka konsideruar si mega-skandal në përgatitje, që ka theksuar se edhe procedura për këtë proces, ka qenë në shpërputhje me Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluatjshme.
Si Zogiani edhe Aliu, kanë potencuar se në Komunën e Prishtinës ka hapësira që do të mund të shfrytëzoheshin për ndërtimin e ndërtesës, duke ngritur dyshime për një aferë të mundshme korruptive.
Këtë vendim Qeveria e ka marrë më 28 maj dhe është pronë e Dukagjinit.