Përfaqësuesja e Kosovës është duke treguar lojëra të mira viteve të fundit.
E kjo paraqitje e djelmoshave të Bernard Challandes është shpërblyer nga shteti i Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë një shumë prej 500 mijë eurove për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Vendimi është miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll.