Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë votimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2019.
Votimi i tij do të bëhet në javën e tretë të janarit.
Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.
Sipas tij nënë seancën e cila do të mbahet në javën e trete të janarit do të jenë prezent të gjithë deputetët.
Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për policin qe mbeti pa shenja jete dje në Istog, Izet Demaj.
Poashtu u vendos, që të largohen barrierat e vendosura në pikën kufitare me Shqipërinë.
“Nga 1 janari i vitit 2019, do të ketë një ndalje – dy kontrolla. Kam kërkuar nga organet kompetente që të nisin të gjitha procedurat për ta konkretizuar vendimin e sotëm në kohë”, tha Haradinaj.