Qeveria sot del me detaje rreth tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti

08:12 | 08 December 2020

Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, në këtë orë Qeveria del me detaje.

Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, sot do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit për të biseduar rreth zbatimit të Projektligjit, raporton Gazeta Express.

Kjo pasi që qytetarëve përmes një projektligji të tillë u mundësohet tërheqja e 10 % të kursimeve në Trust.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media.

Komento: