Qeveria të reagojë në shpëtimin e bizneseve

09:11 | 18 May 2020

Nga kush varet shpëtimi i bizneseve kosovare.

Drejtori ekzekutiv i OEAK-së, Arian Zeka, ka kërkuar nga Qeveria që të jetë më e qartë edhe në lehtësimet që do të bëhen për bizneset.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se shpëtimi i bizneseve nga falimentimi varet nga reagimi i Qeverisë, konkretisht nga pakoja emergjente, e cila përveç që nuk ka qenë e mjaftueshme, është vonuar por edhe nga pakoja e rimëkëmbjes.

Ai ka kërkuar që të gjitha lehtësirat që bëhen nga qeveria të jenë më të qarta dhe mos të ndodhë siç është rasti i stacionit të autobusëve.

“Statistikat se sa punëtorë do të mbesin pa punë do të mund të nxirren vetëm pas përfundimit të pandemisë”, tha ai në RTK.

Komento: