Qeveria thotë se nuk ka Aneks për planin evropian

16:23 | 28 February 2023

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se nuk ka Aneks për planin evropian.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka quajtur ‘të pasaktë’ dhe ‘të paqëndrueshëm’ dokumentin për të cilin raportohet se është Aneks i Propozimit Evropian në Bruksel.

Në një reagim të tij, Kryeziu, ka dhënë detaje se si pritet të vijojë rrjedha e takimeve negociuese mbi çështjen finalizimit të planit evropian.

“Raportimi për dokumentin, i referuar si Aneksi i Propozimit Evropian, është i pasaktë dhe i paqëndrueshëm. Për Planin e Zbatimit do të diskutohet e negociohet në takimet e radhës. Do të kemi diplomaci fluturuese të emisarit Lajçakut në Prishtinë e Beograd dhe pastaj takim të shtatë të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarit Lajçak. Në takimin e djeshëm ka pasur dakordim për marrëveshjen bazë, e cila tashmë edhe është publike. Ajo që është pranuar, është vetëm ajo që është publikuar nga Bashkimi Evropian”.

Komento: