Qeveria vendos / Marketet që rrisin çmimet e artikujve do të përballen me ligjin

16:25 | 12 Mars 2020

Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që t’i ketë në mbikqyrje të gjithë operatorët ekonomikë.

Ministria e Ekonomisë ka obliguar inspektorët e tregut që të shqyrtojnë të gjitha ankesat e pranuara nga konsumatorët me prioritet.

Shumë qytetarë të Kosovës janë ankuar se ditët e fundit ka pasur rritje të çmimeve nëpër markete në Kosovë.

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë situatë të fatkeqësisë do të përballen me ligjin.

Komento: