Qeveria vendos që të mbyllen të gjitha kafiteritë, qendrat tregtare dhe aktivitetet

21:05 | 13 Mars 2020

Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë, qendrat tregtare dhe aktivitetet.

Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, tha se u mor vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve.

“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalet transporti urban”, tha Kurti, raporton koha.

Gjithashtu, u tha se mbyllen edhe Qendrat Tregtare dhe të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore.

Por në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.

Komento: