
Kryetari i Sindikatës së “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi, si dhe kryetari i sektorit privat, Izet Smaili, po zhvillojnë një takim me zyrtarët komunalë në ndërtesën e komunës. Takimi po mbahet në kuadër të kërkesave të punëtorëve për pagesat e mbetura dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Ndërkohë, jashtë objektit të komunës, protestuesit e mbledhur nga sektori publik dhe ai privat po vazhdojnë presionin me thirrjen “qitna paret”, duke kërkuar nga komuna t’i realizojë obligimet financiare ndaj tyre.
Punëtorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në ndërmarrjen e hapave konkretë nga autoritetet komunale.