Në Qendrën Kkryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi ka përgëzuar stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët
“Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët padallim po vazhdon. Në kuadër të këtij angazhimi nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë në objektin e QKMF-së”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook.