QKMK: Bërnjaku e Merdari ende të mbyllur

09:33 | 07 September 2024
qkmk:-bernjaku-e-merdari-ende-te-mbyllur

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare në Merdar dhe në Bërnjak janë ende të mbyllura.

Në përditësimin e QKMK-së, thuhet se pika kufitare në Jarinje është e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Pikat e tjera kufitare nuk rezultojnë të mbyllura ose të bllokuara për personat shtetas të Kosovës.

Gjithashtu sipas QKMK-së pritje për të dalë nga Kosova në pikat kufitare, janë maksimumi pesë minuta.

 

Komento: