Një lajm të mirë e ka marrë QKUK-ja.
Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë është furnizuar me dy autoambulanca të reja.
Në një kontratë të publikuar nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se QMU për nevoja të saj tashmë do të këtë në dispozicion dy autoambulanca, transmeton Indeksonline.
Vlera e këtyre autoambulancave është 117 mijë e 430 euro.
Kontrata i është besuar grupit të operatorëve ekonomik N.SH.T. MADE-KOS DELFIN AUTO SH.P.K. me adresë në Prishtinë.