QKUK jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

16:37 | 05 Janar 2021

Pas shpërthimit të një bombole gazi në një qendër tregtare në Ferizaj, nga gjithsej 31 të lënduar 8 janë nisur për në QKUK për trajtim.

Prej 8 të lënduarve më rëndë, tashmë tre janë pranuar në QKUK, derisa 5 ende nuk kanë arritur.

Në lidhje me gjendjen të lënduarve për Insajderin ka folur drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.

“Tetë persona nga Ferizaj janë nisur për në QKUK, tashmë 3 janë pranuar ndërsa 5 ende nuk kanë arritur. Këta tre persona që kemi pranuar, për momentin mund të them vetëm se e kanë djegie të shkallës së dytë”, ka thënë Lenjani.

Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.

Beqiri tha se viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Komento: