QKUK, kirurgët nuk i përgjigjen grevës, vazhdojnë punën

10:06 | 13 Dhjetor 2019

Sindikata e Shëndetësisë ka hyrë në grevë sot.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sektori i shëndetësisë do të hyjë sot në grevë 8 orëshë për shkak dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese.

“.. morën vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor,dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri“, thuhej në komunikatë.

Por kësaj greve nuk iu janë përgjigjur të gjithë.

Kolegjiumi profesional i kirurgëve të SHSKUK-së ka marrë vendim unanim të mos i përgjigjet kësaj greve të sindikatës së shëndetësisë.

Këtë e ka konfirmuar, Arbër Morina,kirurg i përgjithshëm që punon pranë ShSKUK-së në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Ai ka thënë se punë në këtë Klinikë do të vazhdoj punën.

“Në emër të Kolegjiumi të kirurgëve të QKUK-së konfirmoj se ne nuk t’i pergjigjemi grevës dhe do të vazhdoj edhe tutje”, ka thënë Morina për Indeksonline.

Kujtojmë se në fillim të vitit, kirurgët e QKUK-së kishin hyrë në grevë me kërkesën e rritjes së pagës prej koeficientit 8, që i bie 1,200 euro, dyfishin e pagës që ata tashmë kanë.

Ndryshe, që nga sot sektori i shëndetësisë dhe ai i arsimit kanë filluar sot pasi që Gjykata Kushtetuese dje mori vendim të marrë një masë të përkohshme për Ligjin për Pagat deri më 30 mars 2020.

Komento: