QKUK njofton për gjendjen shëndetësore e tre të lënduarve në aksidentin e tmerrshëm në Prishtinë

14:45 | 23 August 2019

Prishtina është torrizuar nga një aksident i rëndë trafiku.

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në Prishtinë, ku u përfshinë nëntë vetura dhe një kamion.

Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së ka thënë për lajmi, se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre të lënduar janë pranuar në klinikën e Emergjencës. Që të tre personat kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë duke marrë shërbimet emergjente. Të gjitha analizat laboratorike dhe radiologjike janë duke i kryer dhe janëë nën mbikëqyrjen e mjekëve emergjent”, ka thënë Qyqalla.

Komento: