QKUK do të zgjidhë problemin e parkingut.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) shumë shpejt do të bëhet me një parking të madh.
Ditë më parë ky institucion ka lidhur një kontratë me operatorin N.N.T “AB.C” nga Podujeva për kryerjen e punimeve sa i përket këtij parkingu, shkruan Indeksonline.
Vlera e përgjithshme e kontratës është hiç më pak se 236.838 euro, derisa bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë të pranuar ka qenë 242.931 euro.
Poashtu, bëhet e ditur se numri i aplikuesve për këtë tender ka qenë gjithsej 14.
Data e hapjes së tenderëve është bërë më 15 janar të këtij viti, derisa data e publikimit të njoftimit të dhënies së kontratës më 17 shkurt.