QKUK pranon pesë rëntgen mobil për trajtimin e pacientëve me koronavirus

12:22 | 23 Nëntor 2020

QKUK ka pranuar sot pesë rëntgen mobil për trajtimin e pacientëve të prekur me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, ka bërë pranimin e pesë rëntgenëve mobil në vlerë prej 1 milion e 160 mijë euro, raporton Gazeta Express.

Përmes këtyre rëntgenëve, do të trajtohen pacientët e infektuar me virusin Covid-19.
Zemaj ka thënë se këta rëntgen do të mundësojnë trajtimin efikas të pacientëve.

Përndryshe, ai ka bërë të ditur se janë blerë edhe 60 shtretër.

“Këta rëntgen do mundësojnë një trajtim efikas të pacientëve tonë. Nesër do jemi bashkë ne spitalin e Gjilanit. Bashkë ta ngrisim nivelin e përgjegjësisë”, bëri të ditur ai.

Ministri Armend Zemaj, sot në orën 13:30 do të pret në takim përfaqësuesit e UNOPS( Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit), ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me këtë zyrë lidhur me aktivitete që kanë të bëjnë me menaxhimin e Covid-19.

Komento: