QKUK punëson 100 infermierë të rinj

15:22 | 02 August 2019

Është rritur numëri i punëtorëve në QKUK.

Njëqind infermier/e të profileve të ndryshme e kanë filluar sot punën në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ju dëshiroi atyre mirëseardhje dhe punë të mbarë.

“Është kënaqësi e madhe që po punësoheni në QKUK dhe nuk keni pasur nevojë të shkoni jashtë vendi, ju jeni shumë të rëndësishëm për pacientët”, u shpreh drejtori Sejdiu.

Ai kërkoi angazhim maksimal nga ta, me qëllim që pacientëve të ju ofrohen shërbime sa më kualitative.

Sipas tij, në QKUK do të ketë edhe konkurse të tjera për punësim të infermierëve të profileve të ndryshme.

Nga 100 infermierët që filluan punën, 35 infermier/e janë me shkollim të mesëm në infermieri, 35 me shkollim të mesë, 5 mami, infermiere akusherike me shkollim të mesëm, 5 me shkollim bachelor. 5 infermier/e pediatrike, 5 laborantë drejtimi mjekësor,7 fizioterapeutë bachelor dhe 3 me shkollim të mesëm.

Komento: