QKUK: Vdes shtetasja e Shqipërisë

09:02 | 11 June 2023

Vdes shtetasja e Shqipërisë, ishte duke u trajtuar në QKUK.

Një shtetase e Shqipërisë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin e policisë thuhet se e ndjera ishte e shtrirë në QKUK pasi ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.

Komento: