“Qohu vlla e m’shiko n’sy”, fjalët prekëse e vëllait të mjekut që vdiq në aksident

17:02 | 15 Korrik 2022

Tre mjekë kanë vdekur për pak ditë në Gjakovë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, nëntë ditë më parë ndërroi jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor të këtij viti në Gjakovë.

Vëllai i të ndjerit, Selim Salihi, ia ka kushtuar Dr. Mentorit një poezi të dhimbshme, që kujton vëllain e vogël shumë krenar. Në të njëjtin askident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.

Poezinë që Selimi e ka shkruar mes lotësh për Mentorin e nis me:

“Sa e errët dita pa ty,

Qohu vlla e m’shiko n’sy.

Thuja vllaut nja dy fjalë,

Shtatin tokës pse ja ke falë”.

Poezia e plotë e Selimit e shkruar për të ndjerin, Dr. Mentor Salihi:

Sa e errët dita pa ty,

Qohu vlla e m’shiko n’sy.

Thuja vllaut nja dy fjalë,

Shtatin tokës pse ja ke falë

Ata sy pse ja dhe qiellit,

Me atë shikim si rreze t’diellit .

Kur e shihje vdekjen në sy,

Cila kang t’bante shoqni,

Cili hero t’binte ndërmend,

Që nga vdekja s’tla me u tremb.

Pa ma thuaj vlla ni fjalë,

Kur i rrije vdekjes përballë,

Për kë në botë ti ndjeje mallë.?

Komento: