
Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, ka thënë se ekziston dyshimi serioz dhe i provuar që në krye të terroristëve të Banjskes qëndron nënkryetari i Listës Srpska, Radojçiq.
“Në bazë të këtyre indicieve dhe provave ligjore, Prokuroria Speciale e Kosovës me ngritjen e aktakuzave për përfshirje të tij në veprimtari terroriste e legjitimon arsyen që kjo parti djallëzore e Beogradit të shpallet jokushtetuese dhe t’i ndalohet çfarëdo veprimi dhe organizimi politik në Kosovë!”, ka shkruar Qorrolli në ‘Facebook’.
Qorrolli tutje ka shkruar se terrorizmi nuk është organizim individual, në këtë rast Lista Srpska qëndron mbrapa tërë organizimit të sulmeve fashiste ndaj Policisë se Kosovës ne mëngjesin e 24 majit dhe është përgjegjëse për vrasjen e, tashmë Heroit të Kosovës, rreshter Afrim Bunjakut.