Quni: Armatimi ynë në UÇK fillimisht numërohej në gishta

22:31 | 02 Tetor 2023
quni:-armatimi-yne-ne-uck-fillimisht-numerohej-ne-gishta

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç tha, çdo ditë e më shumë ishin më të fuqishëm.

Quni këto deklarata i dha në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, kur u pyet nëse Serbia do ta sulmonte Kosovën.

Ai potencoi se shumë vullnetarë do t’i bashkëngjiteshin FSK-së e Policisë.

“Po i kthehem situatës para 24 viteve, këtu ishin mbi 100 mijë forca serbe dhe armatimi ynë fillimisht numërohej në gishta, armatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ne ishim çdo ditë më të fuqishëm. Edhe Serbia e dinë, përkundër asaj i kanë gjithë këto instalime ushtarake, ndërhyrja e tyre në territorin e Kosovës edhe nëse dështon KFOR-i ato do të përballen me një rezistencë shumë serioze”, u shpreh Quni.

“Këtyre pjesëtarëve që janë të armatosur –  policia, FSK-ja pra për të cilët jam i bindur se me një shpejtësi të madhe do t’u bashkëngjiteshin vullnetarë edhe këto duke i përdorur burimet, aleancat, partneritetin me miqtë tanë. Do të krijohej një fushë betejë shumë e ashpër”.

Komento: