Qytetarët ankohen pë çmime të papërballueshme

10:18 | 31 December 2022

Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme.

Qytetarët ua kanë mësyrë të premten dyqaneve, për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme me rastin e ndërrimit të moteve.

Por, bashkë me blerjet ishin edhe ankesat. Çmimet e larta janë të papërballueshme thonë qytetarët, e nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se këto çmime janë si pasojë e importit, pasi Kosova të gjitha i importon.

Qytetarët të cilët kishin dalë të furnizoheshin me produkte ushqimore, ankoheshin për çmime të larta duke i cilësuar të papërballueshme.

“Çmimet janë shumë më të larta se vjet që kanë qenë, por pa i marrë këto janë gjëra të përditshme që i marrim ushqimore” , tha Halil Kadriu, blerës.

“Nuk është hiç e përballueshme, shumë janë rrit çmimet”, tha blerësi Rasim Sahiti. “Me probleme boll, rroga të lira, shtrenjtim çka të bëjmë “, tha një tjetër qytetar.

Aktivisti i të drejtave të konsumatorit, Selatin Kaçaniku, thotë se merr ankesa nga konsumatorët për shtrenjtimin e produkteve ushqimore, që përgjegjëse për këtë shtrenjtim e bën Qeverinë e Kosovës.

“E drejta për ankesa është mashtrim, nëse Qeveria paraprakisht nuk e mbush mandatin për të na informuar, edukuar, arsimuar për të na vetëdijesuar ”, tha Selatin Kaçaniku, aktivist.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës bëjnë të ditur se viti që po e lëmë pas ka qenë shumë i vështirë për bizneset e Kosovës. Ai tha se sfida më e madhe ka qenë çështja e inflacionit meqë Kosova është vend që importon inflacion.

“Kosova për herë të parë e ka arritur në historinë e saj, që nga viti 2008 inflacionin 2 shifror dhe kjo e tregon që jo vetëm bizneset që kanë pas sfidë dhe kanë pas më pak ulje të konsumit por edhe qytetarët e Kosovës janë më të varfër se sa që ishin një vit më parë për arsyeje se inflacioni ka prekur drejtpërdrejt ne xhepat e qytetarëve të Kosovës”, Lulzim Rafuna, kryetar I Odës Ekonomike të Kosovës.

Rafuna bëri të ditur se në qoftë se vazhdon trendi i inflacionit dyshifror edhe në Bashkimin Evropian, parashihet që disa vende apo një pjesë e tregut të BE-së t’i nënshtrohen rënies ekonomike që pashmangshëm do t’i prekë edhe bizneset dhe qytetarët e Kosovës./EO

Komento: