Qytetarët dolën për të bërë plazh në jugë të Shqipërisë, ndërhyn policia

14:32 | 16 May 2020

Policia dhe Delta Forcë ndalojë qytetarët të bëjnë plazh në bregdetin e jugut në Shqipëri.

Policia e Vlorës, Delta Forcë të mbështetur dhe nga policia kufitare gjatë ditës së shtunë janë përqendruar në bregdetin e jugut në Shqipëri kryesisht ne plazhet e Borshit, Dhërmiut etj… duke mos lejuar qytetarët të hyjnë në det apo të qëndrojnë në zonën e rërës.

Ky aksion për mos lejimin e qytetarëve bëhet për të treguar se edhe pse fundjavë nuk do lejohet askush të bëjë plazh përgjatë rivierës së jugut, të paktën deri në një njoftim të dytë./tch

Komento: