Qytetarët e Fushë Kosovës në telashe me fletushkat e VV-së, hyrjet e banesave mbushen me materiale zgjedhore

21:26 | 04 Qershor 2026

Banorë të shumtë të Fushë Kosovës janë ankuar për shpërndarjen masive të materialeve zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat, sipas tyre, po lihen në hyrjet e objekteve banesore.

Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara nga ORAinfo, në hyrjet e ndërtesave janë vendosur fletushka me njoftimin për një tubim elektoral që pritet të mbahet në Prishtinë, më 6 qershor në orën 20:30.

Disa qytetarë shprehen se shpërndarja e materialeve në këtë formë po krijon rrëmujë dhe po mbush hapësirat e përbashkëta të banesave, duke kërkuar që fushata zgjedhore të zhvillohet pa penguar jetën e përditshme të banorëve, raporton ORAinfo.

Ndryshe, subjektet politike në Kosovë po vazhdojnë aktivitetet dhe tubimet e tyre elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit. /ORAinfo/

Komento: