Qytetarët e vendeve antare të BE-së pritet të pajisen me “pasaportën Covid-19”

17:57 | 28 April 2020

BE-ja pritet të pajisë qytetarët e vendeve anëtare me “pasaportën Covid-19”.

Bashkimi Evropian po planifikon të pajisë qytetarët e vendeve anëtare me disa dokumente udhëtimi të përbashkëta, pas zhvillimeve lidhur me pandeminë Covid-19.

Ministrat e turizmit të shteteve anëtare të BE-së u dakorduan për një gjë tillë në një video konferencën që kishte për temë gjendjen e turizmit evropian, ndikimin, masat dhe kushtet për ardhjen e turistëve, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Ministri i Turizmit i Kroacisë, Gari Kapel Cappelli nënvizoi se përfundimet e nxjerra nga takimi tregojnë se duhet të ekzistojë një plan të përbashkët për të dalë nga kriza.

Tutje, Cappelli bëri me dije se një protokoll udhëtimi i cili do të përfshijë aspektet e sigurisë dhe shëndetit, parashikon krijimin e një dokumenti të përbashkët, diçka në formën e një “pasaporte Covid-19″. Ajo do jetë e vlefshme në të gjitha vendet anëtare të BE-së për vajtje dhe ardhjet turistike.

I pyetur nga mediat për mundësinë e vendosjes së një korridori për trafikun turistik, ai tha se për këtë do të ketë një pajtim deri në fund të majit, nëse jo në një zonë të përbashkët, atëherë do të jetë bilaterale me vendet e interesuara. /Lajmi.net/

Komento: