Qytetarët grumbullim të rrezikshëm pranë bankave, dalin të marrin ndihmën sociale të qeverisë

10:48 | 24 Mars 2020

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i përfillin thirrjet për të mos u tubuar në numër të madh dhe për të mos qëndruar në afërsi të njëri-tjetrit, shkaku se mund të përhapin koronavirusin.

Në shumë qytete të Kosovës në këto momente është krijuar tollovi para pikave zyrtare të Postës së Kosovës.

Me qindra persona jenë mbledhur, kryesisht të moshuar për t’i marrë asistencat sociale. Kjo pasi që Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i lëshojë para kohe.

Por, të gjitha këto shërbime këta persona do të duhet që t’i kryejnë para orës 10:00.
Kjo ngase Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta kufizojë lirinë e lëvizjes.

Mirëpo, kjo punë ka krijuar tollovi. Këta persona po qëndrojnë shumica pa maska e mjete tjera mbrojtëse, pa e mbajtur po ashtu distancën, duke e rrezikuar në këtë mënyrë vetën dhe secilin që të infektohet me koronavirus, Covid-19.

Komento: