Qytetarët mbledhin mbi 20 mijë euro për familjen e policit që humbi jetën në Istog

23:54 | 30 December 2018

Dje i është dhënë lamtumira e fundit, policit Izet Demaj, i cili humbi jetën në Istog.

Për dy ditë, qytetarët kanë arritur që t’i mbledhin mbi 20 mijë euro për familjen e tij.

Qytetarët kanë arritur që për vetëm dy ditë të mbledhin 20 mijë e 38 euro për familjen e Izet Demajt.

Përmes një donacioni që është hapur në rrjetin social Facebook, “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj!”, ky fond kishte qëllimin e mbledhjes së 20 mijë eurove për familjen e policit Demaj.

Mbi 550 qytetarë kanë kontribuuar me shuma të ndryshme në këtë fond dhe kanë arritur që t’i grumbullojnë paratë për këtë familje.

Ndryshe polici Izet Demaj,humbi jetën në detyrë më 27 dhjetor nga një person që tentoi të grabiste një bankë në Istog.

Komento: