Qytetarët mund të subvencionohen për këto pajisje efiçiente, aplikimi i hapur deri më 22 nëntor

08:59 | 23 Shtator 2023
qytetaret-mund-te-subvencionohen-per-keto-pajisje-eficiente,-aplikimi-i-hapur-deri-me-22-nentor

Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa të financuara nga Bashkimi Evropian (BE).

Afati për aplikim është 60 ditë kalendarike, pra deri më datën 22 nëntor 2023.

Ministria bën të ditur se qytetarët që kanë përfituar më herët nga thirrjet për subvencionim, nuk mund të aplikojnë tani.

Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionimin e pajisjeve efiçiente duke klikuar në këtë LINK.

Pajisjet efiçiente për ngrohje përfshijnë:

Pompë termike;

Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë);

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket);

Stufa individuale me biomasë.

Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është tridhjetë përqind (30%) e vlerës investive, apo deri në 2000.00 €.

Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është dyzet përqind (40%) e vlerës investive, apo deri në 400.00 €.

Për prindërit vetushqyes gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.

Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionohet gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet shtatëdhjetë përqind (70%) e vlerës investive dhe deri në 1200.00 €.

Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është shtatëdhjetë përqind (70%) e vlerës investive dhe deri në 435.00 €.

Për prindërit vetushqyes nëntëdhjetë përqind (90%) e vlerës investive dhe deri në 560.00 €.

Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionohet nëntëdhjetë përqind (90%) e vlerës investive dhe deri në 560.00 € /Telegrafi/

Komento: