Qytetarët paguajnë për 15 centë më shtrenjtë çmimin e naftës në krahasim me institucionet

13:16 | 19 Nëntor 2019

Një litër naftë në tregun me pakicë në Kosovë është rreth 1.15 euro.

Por, ky çmim është dukshëm më i ulët për institucionet që furnizohen nga kompanitë e njëjtë të naftës.

Përreth 15 centë çmimi i naftës është më i lirë për institucionet e vendit.

Ato furnizohen me çmim prej rreth 95 centë, shkruan ORAinfo.

Ky fakt tregon për marzhën e madhe të fitimit që kanë kompanitë e naftës në Kosovë.

Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik (AQP), ka publikuar vendimin për formimin e çmimit për furnizim me karburante për muajin tetor, ku shihet se çmimi i naftës për institucionet është dukshëm më i lirë, në krahasim me atë që e paguajnë qytetarët.

Në këtë publikim shihet se kompanitë Hib Petrol, Petrol Company, Standard Benz dhe Delta Group, çmimin e naftës për këtë muaj për institucionet e vendit e kanë 0.9538 euro, shkruan ORAinfo.

Çmimin pothaujse të njëjtë për institucionet e kanë edhe komapnitë tjera që operojnë edhe në tregun me pakicë.

Dallimi kaq i lartë i naftës në tregun me pakicë nuk është penguar asnjëherë nga institucionet përgjegjëse.

Në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila është përgjegjëse për politikat e tregut të naftës, janë shprehur të pa fuqishëm përball kësaj dukurie.

Ata janë arsyetuar se nuk munden të ndërhyjnë në çmimin e naftës, pasi që ajo do të ishte ndërhyrje në tregun e lirë. /ORAinfo/

Komento: