Qytetarët po pranojnë SMS të dyshimta, Posta bën thirrje që të mos bien pre e mashtrimeve

15:59 | 19 Shtator 2024
qytetaret-po-pranojne-sms-te-dyshimta,-posta-ben-thirrje-qe-te-mos-bien-pre-e-mashtrimeve

Posta e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku kërkon nga publiku që të mos bien pre e mashtrimeve nga disa SMS që po paraqiten në emër të Postës.

“Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.”

Posta ka thënë që nuk duhet të klikohet në asnjë link që iu dërgohet në emër të tyre.

“Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm. Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante!”

Posta ka njoftuar se i ka lajmëruar organet kompetente.

 

 

 

Komento: