Gashi ka thënë se qytetarët serbë paguhen nga 50 euro në ditë për barrikadat në veri.
Ish-zëvendësministër për komunitete dhe kthim, Milazim Gashi, ka thënë se grupet e caktuara në Serbi i paguajnë qytetarët serbë nga 50 euro në ditë për të qëndruar pranë barrikadave në veri të Kosovës.
Kështu ka thënë ai në Edicionin Special në Klan Kosova duke shtuar se janë afro 300 qytetarë serbë që marrin pagë ditore.