Qytetarët serbë po i shesin shtëpitë që ua ndërtoi Qeveria e Kosovës

20:39 | 31 July 2019

Serbët i shesin shtëpitë që ua ndërtoi Qeveria e Kosovës.

Shtëpitë që u ndërtuan për serbët, tani po shiten me pronë, me çmime marramendëse.

Ishin rregulluar deri në enterier. 20 mijë euro kushtoi vetëm një. Por, tani këto shtëpi që u ishin bërë gati serbëve për t’u kthyer, janë demoluar plotësisht. Dhe jo vetëm.

Disa banorë shqiptarë, në këtë fshat kanë thënë për televizionin T7 që çmimet e pronave në këtë pjesë, janë rritur në mënyrë marramendëse.

Por, nga Drejtoria e Pronës në Komunën e Ferizajt, kanë thënë se ligjërisht serbët mund t’i shesin ato shtëpi. Tregojnë dhe arysen.

Nga Ministria për Komunitetet dhe Kthim kanë thënë se i kishin rekomanduar kryeministrit që këto shtëpi t’u kthehen niveleve komunale.

Zëvendësministri Milazim Gashi tregoi se kur mund t’i shesin serbët shtëpitë.

Në kuadër të Ministrisë, ishin planifikuar të ndërtohen me vite shtëpi, raporton T7.

Bëhet fjalë për rreth 400 shtëpi, që do të ndahen në proporcion me numër të banorëve të çdo komuniteti. E të njëjtat të ndahen për nevoja sociale.

Komento: