
“Dialogu i brendshëm në Kosovë, i premtuar nga Kryeministri Albin Kurti si një proces përfshirës me komunitetin serb, ende mbetet pa një format të qartë dhe pa afate konkrete. Edhe pse është përmendur si nevojë për ndërtimin e besimit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, deri më tani mungojnë hapat konkretë për nisjen e tij.”
Premtim për dialog të tillë kryeministri në detyrë Albin Kurti, bëri që nga viti 2019, me vlerësimin se një dialog i tillë është shumë më i rëndësishëm se ai me Serbinë në Bruksel, por që ai nuk ka ndodhur deri tani.
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe medieve që operojnë në veri të vendit, shprehen të pakënaqur me mënyrën se si po veprohet me komunitetet dhe integrimin e tyre.
“Kryeministri besoj që në disa inervista ka thënë që është duke komunku por që nuk I bën publike.Ne si qytetar të veritu na brengos fakti që qeveria nuk po bënë dialog me të tjerat komunitte…M neve nuk është duke bërë dialog, nuk ka strategji për integrimin e veriut sic ne po kërkojmë. Në very janë mbi 300 shtepi të djegura dhe asnjëplan nuk ka qeveria. Kemi shumicen e shqiptarve janë zhvendos nga veriu… Ne si dhe qytetaret nuk I kemi parë këto, se kur bëhen takimet duhet të ketë deshmi… cka është dialogu ne si kemi parë, nëse bën kryeministri këso takime.. ne na brengos fakti që dialog me komunitetet tjera nuk ka”, ka thënë Betim Osmani nga SHoqëria civile
Ndërkohë gazetari Branislav Krstiç thotë se është folur për dialog të brendshëm po asnjëherë nuk është qartësuar, nuk ka pasur asnjë projekt multietnik.
“Ne nuk e dimë çfarë kuptimi është propozimi nga kryeministri, jemi duke fole për dialogun e brendshëm ose jemi tu llakat serbet… Kemi shembuj, ministrin për kthim I cili është për largimin e serbeve. Për pesë vitet e mandatit të kaluar të Kurtit ne nuk kemi pas të shpallur asnjë project multietnik…. Qysh e dijmë ne brenda komunitetit, kryeministria jonë, nuk ka asnjë kontakt me NGO staf në very të vndit, në fund për cfarë dialogu jemi duke folur….Nëse është siqert dhe korrekt në atë menyrë kemi bisedu që na mungon pluralizmi në very të vendit, pa projektet multietnike ne kurrr nuk do të përfitojmë pl;uralizimin, serbet në terë Kosovën janë brnda mekanizmae të Beogradit, Seria është duke manipulu dhe duke kontrollu jeten e tyre”.
Qytetar nga komunitete të ndryshme në veri të Mitrovicës kanë mendime të ndryshme sa i përket dialogut të brendshëm. Disa thonë se nuk do të pranonin ta takonin kryeministrin Kurti.
Megjithatë, raportet në mes komuniteteve shumicë dhe pakicë në Veri të Mitrovicës ka ndryshuar shumë. Nazmi Isufi është kthyer nga Kroacia në Kosovë pas 40 viteve dhe thotë gjithçka po sheh ndryshe tani sa i perket raporteve në mes të komuniteteve.
Përveç dialogut të brendshëm, Kosova tash e një vjet nuk ka pasur asnjë zhvillim sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Takimi i fundit ndërmjet kryenegociatorëve të dialogut Kosovë – Serbi, u mbajt më 11 shtator në Bruksel, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Peter Sorensen. /GAZETA10/