Qytetarët s’ia dalin të ngjiten në Prevallë, rruga e papastruar nga bora

15:29 | 23 Janar 2022

Turistët s’ia dalin të ngjiten në Prevallë.

Prevalla është një prej destinacioneve më të vizituara në Kosovë, sidomos tani gjatë stinës së dimrit. Megjithatë, sot jo të gjithë vizitorët ia kanë dalë të ngjiten e ta shijojnë vikendin atje.

Demokracia.com ka siguruar disa pamje, ku shihet se rruga që dërgon për në Prevallë, është e bllokuar.

Në këto pamje vërehet se disa vetura janë ndalur, pasi nuk ia kanë arritur që të ngjiten lartë për shkak se rruga nuk është pastruar.

Nuk dihet pse autoritetet e kanë lënë anash pastrimin e kësaj rruge, duke e marrë parasysh numrin e vizitorëve në këtë periudhë.

Vlen të përmendet se ditëve të fundit temperaturat në Kosovë kanë shkruar deri në -13 dhe janë shoqëruar me reshje të shumta të shiut e borës.

Komento: