Qytetarët sonte nga ballkonet do të ndezin qirinj për nderë të Leze Qenës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qytetarët sonte nga ballkonet do të ndezin qirinj për nderë të Leze Qenës

13:34 | 25 Mars 2020

Është ndër nga jeta aktorja e njohur kosovare, Leze Qena.

Leze Qena ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të kujtohen për breza me radhë.

Ajo ka vdekur rreth orës 9:50 në kujdesin intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi për vdekjen e Lezes ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa shumë prej personazheve publike kanë shkruar telegrame ngushëllimi për familjen Qena, shkruan lajmi.

Sonte në orën 20:00 nga ballkonet e banesave, qytetarët do të ndezin qirinj në nder të Leze Qenës.

“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe, Leze”, thuhet në njoftim.

Komento: