Qytetarët të hënën mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

16:03 | 14 Shtator 2024
qytetaret-te-henen-mund-te-udhetojne-pa-pagese-me-autobuset-e-trafikut-urban-ne-prishtine

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të hënën do të mund udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe biçikletat publike pa pagesë, por pasi të regjistrohen në aplikacion, me vlerën prej 5 eurosh.

“Të nderuar qytetarë, të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftim.

Komento: