
Janë hapur dyert e qendrës më të madhe për votim në Gjilan, shkollës “Thimi Mitko”.
Ndërsa, në këtë qendër të votimit, qytetarët kanë filluar të shënojnë pjesëmarrje qysh në orët e para të mëngjesit, me çrast Telegrafi ka siguruar edhe pamje.
Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë incident të raportuar deri më tani, ndërsa komisionarët dhe vëzhguesit janë të pranishëm për të siguruar mbarëvajtjen e votimit.
Autoritetet përgjegjëse kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave zgjedhore dhe për një proces të qetë, ndërkohë që vazhdon pritja për një pjesëmarrje të lartë gjatë ditës. /Telegrafi/