Qytetari ankohet të Edi Rama: Ma morën gruan dhe e çuan në hotel, përgjigja e kryeministri e papritur

21:49 | 02 Dhjetor 2019

Po vazhdon situata emergjente në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues ku mbetën të vdekur 51 persona e shumë dëmë material.

Kryeministri Edi Rama po vazhdon t’i takojë qytetarët nga vendet e prekura nga ky tërmet.

E kjo po duket se nuk është punë e lehtë, pasi kërkesat e qytetarëve janë nga më të ndryshmet për kryeministrin, përcjell ORAinfo.

Majde një qytetar është ankuar të Edi Rama që t’i ndihmoj t’ia gjejnë gruan.

“Ma morën gruan dhe e çuan në hotel pa më pyetur”, ka qenë ankesa e qytetarit. E kryeministri Rama i nervozuar me këtë kërkes, i është përgjigjur që t’i hyp autobusit dhe të shkojë në hotel të gruaj e tij.

Me poshtë e gjeni videon kur kryeministri Rama nervozohet keq me kërkesën e qytetarit. /ORAinfo/

Komento: