
Një granatë dore është gjetur në fshatin Zhabar të Epërm të Mitrovicës.
Sipas policisë, mjeti i dyshuar shpërthyes u gjet të hënën kur një qytetar, gjatë mbledhjes së mbeturinave të metalit, ka hasur në këtë mjet.
“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar njësitin për deminim”, thotë policia në raportin 24-rësh.