Qytetari ndjek me thikë policët në Gjakovë, dalin pamjet si në filma

19:59 | 02 Nëntor 2020

Si në filma, qytetari ndjek me thikë policët në Gjakovë.

Një qytetar ka sulmuar me thikë policët në qytetin e Gjakovës.

Sulmuesi me thikë në dorë për një moment i afrohet një polici, ndërsa më pas shihet se si edhe policë të tjerë tentojnë ta kapin që të mos ndodhë më e keqja.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës, të cilët kanë thënë se qytetari në fjalë ka sulmuar qytetarët të cilët e kanë njoftuar policinë.

“Qytetarët na kanë njoftuar se një qytetar po bën probleme, po i sulmon qytetarët me një thikë dhe shufër të hekurit. Personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë në Gjakovë”, thonë nga policia e këtij qyteti.

Reporteri mëson se personi i cili ka sulmuar policët me thikë është pacient i repartit psikiatrik në spitalin rajonal në Gjakovë.

Policët megjithatë kanë arritur ta arrestojnë personin në fjalë, i cili është dërguar në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të Prokurorit është ndaluar me 48 orë.

Komento: