Qytetari në Brezovicë thyen këmbën teksa po skijonte, momenti kur intervenon ekipi i shpëtimit

18:14 | 05 Janar 2024
qytetari-ne-brezovice-thyen-kemben-teksa-po-skijonte,-momenti-kur-intervenon-ekipi-i-shpetimit

Teksa në qytete të Kosovës po mungon bora e cila e karakterizon stinën e dimrit, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur zonën malore në Brezovicë për t’i shijuar aktivitetet që i ofron bora, njëra ndër to edhe skijimi. Mirëpo, ky aktivitet sot në Brezovicë nuk shkoi mirë për njërin nga vizitorët.

I njëjti pësoi një incident teksa po skijonte, ku për pasojë theu njërën këmbë.

Ekipi i shpëtimit në pistën e skijimit ka intervenuar duke e tërhequr nga vendi i ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.

Komento: