Qytetari në Pejë e dorëzon në stacion të Policisë kuletën me para, i kthehet pronarit

11:08 | 16 January 2025
qytetari-ne-peje-e-dorezon-ne-stacion-te-policise-kuleten-me-para,-i-kthehet-pronarit

Dje një qytetar në Pejë, Petrit Brahimaj, ka dorëzuar në stacion policor një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Policia e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Njoftimi i plotë:

Me datën 15.01.2025, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari Petrit Brahimaj i cili ka sjellë një Kuletё te cilёn e kishte gjetur dhe nё tё cilёn kishte tё holla dhe dokumente personale.

Policia ka marrё masat e nevojshme duke kontaktuar me personin tё cilin i kishte humbur kuleta dhe dokumentet, qytetari ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe tё njëjtit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me dokumentet personale.

Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Komento: