Qytetari në Pejë gjen një shumë parash në rrugë, i dorëzon në Polici

11:14 | 22 Gusht 2024
qytetari-ne-peje-gjen-nje-shume-parash-ne-rruge,-i-dorezon-ne-polici

Policia ka njoftuar se një qytetar në në rrugën “Jani Vreto” në Pejë ka gjetur një shumë parash dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Policia ka ftuar pronarin që të paraqitet në stacion dhe t’i marr mjetet e humbura.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor në Pejë informon qytetarët se më datë 21.08.2024, një qytetar ka gjetur një shumë parash në rrugën “Jani Vreto” në Pejë dhe i ka dorëzuar këto para në Stacionin Policor Pejë.

Personi që ka humbur këtë shumë parash është i ftuar të paraqitet në Stacionin Policor Pejë për të identifikuar dhe marrë mjetet e humbura.

Falënderojmë qytetarin për veprimin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunitet dhe inkurajon çdo veprim të tillë që kontribuon në mirëqenien e përgjithshme.

 

 

 

Komento: