Qytetari nga Malisheva ndërton një autoblindë

17:42 | 03 Janar 2021

Ndonëse nuk është ndonjë inxhinier i diplomuar, Refki Zogaj nga Bellanica e Malishevës ka arritur të ndërtojë një automjet që u ngjan shumë autoblindave ushtarake.

Ndërtimi i autoblindës Refki Zogajt i mori një vit kohë.

Ai thotë se nuk punoi tërë kohën për ndërtimin e këtij automjeti.

Me madhësinë e një xhipi, autoblinda lëviz sikurse ato që ndërtohen në fabrika që prodhojnë automjete ushtarake.

Refki Zogaj, i cili është saldues i certifikuar nga organizata gjermane GIZ dhe AIEX-i austriak, thotë se për ta ndërtuar autoblindën nuk ka pasur kurrfarë skice dhe e tëra është në bazë të ideve të tij.

Komento: